Kuba do të lirojë 2900 të burgosur

Presidenti i vendit, Raul Kastro tha se ky ishte një veprim që tregon vullnetin e mirë pas marrjes së shumë kërkesave nga familjet e të dënuarve dhe institucionet fetare.
Por, shtetasi me kombësi amerikane, Alan Gross, i cili vuan dënimin me 15 vite burg për krime kundër shtetit nuk është në mesin e të amnistuarve. Ai akuzohet për spiunazh pasi në kohën e arrestimit vodhi një kompjuter me të dhëna.
Lidhur me çështjen delikate të udhëtimit, Presidenti Raul Kastro tha se është ende shumë herët që kubanezët të dalin jashtë.
Presidenti tha para Asamblesë së Përgjithshme se ata që kërkojnë heqjen e kufizimeve të udhëtimeve “harrojnë rrethanat armiqësore në të cilat jeton Kuba, e rrethuar nga politika armiqësore e SHBA-ve”./Start/F. Prroni/
2011-12-24 11:41