Berisha për Havelin: Shqipëria humbi një mik të madh

Kryeministri, gjatë një prononcimi për “TVSH”-në, tha se ish-presidenti Havel ishte disidenti kryesor i botës intelektuale në ish-vendet komuniste, një nga çekët dhe evropianët më të shquar të të gjitha kohërave, por edhe miku më i madh i shqiptarëve.
“Shqiptarët kanë humbur një nga miqtë me të mëdhenj të kohërave. Presidenti Vaclav Havel është autor i shumë veprave, i shumë shkrimeve, por në memorien time dhe të të gjithë shqiptarëve mbetet shkrimi i tij se, ‘Unë jam shqiptar’, në një kohë kur barbaritë serbe, po spastronin Kosovën nga banorët shqiptarë mijëra vjeçare të atij vendi, presidenti Havel u ndie shqiptar dhe mbështeti fuqishëm çlirimin e Kosovës. Humbja është vërtet e madhe, por shumë herë më madhe është trashëgimia që ai lë, për kombin e tij dhe për të gjithë njerëzit që duan dhe besojnë në lirinë dhe vlerat e saj”.
Havel u nda nga jeta ditën e dielë, në moshën 75-vjeçare. Ai udhëhoqi rrëzimin e komunizmi në vitin 1989. Brenda pak muajsh ai kaloi nga qelia e burgut në Presidencë duke u bërë Presidenti i parë post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003)./Start/
2011-12-24 09:03