E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuba kujton 50 vjetorin e revolucionit

Kuba ka përkujtuar përvjetorin e 50-të të revolucionit, por me ceremoni modeste. Ky fakt, thonë korrespondentët reflekton përkeqësimin e situatës ekonomike dhe pasojat e tre uraganëve shkatërrimtarëve që e goditën Kubën gjatë vitit që sapo lamë pas. Presidenti Raul Castro mbajti në fjalim me rastin e përvjetorit në qytetin e Santiagos, nga i njëjtë ballkon ku vëllai i tij, Fideli, shpalli fitoren e revolucionit në vitin 1959. "Në një ditë të një domethënie dhe simbolizmi të tillë, le të mos harrojmë ato ide që janë udhërrëfyese për një revolucionar të vërtetë," tha ai në fjalim. "Rroftë Fideli! Rroftë Revolucioni! Rroftë Kuba e Lirë!".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›