Miliband: Me Kosovën mori fund Jugosllavia
Shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, ka thënë se Londra zyrtare e kundërshton krahasimin e Kosovës me Osetinë e Jugut dhe Abhazinë, duke potencuar se shteti i tij nuk njeh pavarësinë e këtyre dy territoreve separatiste të Gjeorgjisë.
"Jugosllavia ka pushuar së ekzistuari si shtet", ka thënë Miliband në një intervistë për radion Ekho Moska, duke vlerësuar se pavarësia e Kosovës është pasojë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe si e tillë nuk mund të krahasohet me Osetinë e Jugut dhe Abhazinë.
Miliband është ministri i parë i Jashtëm britanik që po viziton Rusinë në pesë vitet e fundit.