E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, 50 të mbytur në lumë

Të paktën 50 persona,janë mbytur në lumin Okpara në kufirin mes Nigerise dhe Beninit. Shumica e viktimave nga kjo tragjedi ishin fëmijë dhe minorënë.
Lajmi u njoftua nga Kryqi i Kuq nigerian ku raportohet se një varka e cila mbante rreth 80 persona, shumica fëmijë të moshës nga 6 deri në 13 vjeç dhe disa persona të tjerë të moshës madhore. Tragjedia e rëndë ndodhi në lumin Okpara në afërsi të një fshati dhe 30 personat e mbijetuar u shpëtuan nga banorët vendas.
Po sipas Kryqit të Kuq, kjo tragjedi ndodhi pasi fëmijët tentonin të kalonin lumin si çdo ditë për të shkuar në shkollë, e cila ndodhej në anën tjetër të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›