Clinton: Irani të pranojë kërkesat tona
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje Iranit të hënën që të pranojë propozimin e gjashtë fuqive të mëdha për ndryshimin e programit të saj bërthamor. Clinton theksoi se kjo kërkesë nuk do të ndryshohej në të ardhmen.
"Ne i propozojmë Iranit, që të ndryshojë programin e tij bërthamor. Negociatorët e 6 fuqive të mëdha nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë këtë kërkesë." - pohoi Hillary Clinton gjatë një konference për shtyp në Marok, ku kryediplomatja amerikane po kryente vizitën e rradhës. Gjatë fjalës së saj në lidhje me programin bërthamor të Iranit, ish-senatorja e New York-ut pohoi se ky ishte një moment tepër i rëndësishëm për vendin islamik.
Fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje Iranit që të pranojë një projekt-marrëveshje në të cilën ai do të ulë proçësin e pasurimit të uraniumit. Në këtë marrëveshje Iranit i propozohet që ky proces nuk do të përdoret për armatime, por për përdorimin e kësaj energjie në funksion të prodhimit të naftës.
Por ambasadori Iranian në Këshillin e Sigurimit, Ali Asghar Soltanieh pohoi se Irani po e shihte me shumë vëmendje kërkesën e 6 fuqive të mëdha. Por nuk ishte e sigurt nëse teknikalitetet e lejonin Iranin që ta kryente proçesin e pasurimit të uraniumit sipas kërkesës së Iranit.