E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, macja i mbijeton tragjedisë së dy javëve më parë

Gati dy javë pasi një rrëshkitje toke shëmbi rrëzoi pjesërisht një shtëpi duke
zhdukur 2 banorë, por macja e tyre është gjendur e uritur, por e palënduar.
Aksidenti ndodhi në 18 korrik kur një ndërtesë u rrëzua pjesërisht në liqenin Konkordia në fshatin Nachterstedt gjatë një rrëshkitje toke në rajonin e një ish-miniere.
Rreth 350 metër larg bregut kishte qënë më parë një minierë e vjetër qymyrguri e shndërruar në liqen, i cili ndodhet rreth 170 kilometra në jugperëndim të Berlinit.
Tre banorët janë ende të humbur pasi shtëpia e tyre në buzë të lumit dhe një ndërtesë tjetër u rrëzuan papritur në ujë.
Hannes Kunnert, një nga të rinjtë e fshatit fqinjë Gatersleben tha se ai së bashku me një mik vunë re në kopsht një mace të bardhë.
Ndërkohë autoritetet deklaruan se zona reth rëshqitjes së tokës është tepër e rrezikshme për të kërkuar të humburit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›