E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë, marshim i Zonjave me të Bardha

KUBE- Zonjat me të Bardha iu bashkuan një procesioni për nder të "Zonja Jonë e Bamirësisë", organizuar si pjesë e një pelegrinazhi 56 ditor. Mijëra vetë morën pjesë në një marshim paqësor që u ndal në kishën Shën Rita ku Zonjat me të Bardha kanë marshuar çdo të dielë prej tetë vjetësh duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në Kubë.

"Ne po i kërkojmë virgjëreshës Mambisa, mbrojtëses së Kubës, zonjës së bamirësisë, liri për popullin kuban, për të burgosurit politikë. Kjo është një e drejtë e çdo njeriu."

Grupimi Zonjat me të Bardha u krijua për të kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në vitin 2003. Këta të burgosur u liruan së fundmi. Njohur me pseudonimin "Kaçita," Zonja jonë e Bamirësisë, ka bërë ndalesa në kisha, sheshe kryesore qytetesh, universitete, spitale e burgje në mbarë vendin.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›