E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, qëlluan policinë, në pranga babë e bir

Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia e Lezhës mëngjesin e sotëm. Në prangat e policisë ranë shtetasit Mark Lleshi 64 vjeç dhe i biri i tij Altin Lleshi 25 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e kaluar shtetasit kanë gjuajtur me breshëri armësh kur forcat e policisë kanë ndaluar në cep të rrugës për një kontroll të rastësishëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër të rrugës Lezhë- Kallmet. Burimet e policisë kanë njoftuar se nuk ka pasur të lënduar nga asnjëra palë.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 17 copë gëzhoja dhe mjeti në të cilin kanë qenë të arrestuarit. Materialet proçeduriale do ti kalojnë rrethit gjygjësor Lezhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›