Durrës, sherr mes personave, një i vdekur
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur minuta më parë në qytetin e Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se një shtetas është qëlluar për vdekje me mjete të forta pas një sherri banal.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personave. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e çeshtjes dhe kapjen e autorit të krimit.
Një ditë më parë Durrësi u trondit nga një tjetër krim ku një person mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri. Shtetasi, Gentjan Zguri Gashi 35 vjeç nga Tirana, u qëllua me selenciator duke marrë dy plumba në kokë në afërsi të automjetit të tij me targa AA 672 DA.