Librazhd, turizmi malor merr hov në Stëblevë
LIBRAZHD- Turizmi malor duket se po merr hov në komunën e Steblevës në rrethin e Librazhdit, e cilësuar si një nga vendet më të bukura të kësaj zone.
Edhe pse turizmi këtu ende është duke u zhvilluar në mënyrë spontane, ndërtimi i rrugëve si dhe bukuritë natyrore po shtojnë ambiciet për ta kthyer atë në një nga bizneset më fitimprurëse për banorët e Stëblevës.
Ndër më të preferuarit mbetet parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Kanë qenë me qindra turistë, vendas dhe të huaj, që kanë vizituar këtë sezon veror këtë zonë, ndrëkohë që edhe në vjeshtë ajo mbetet e preferuar. Edhe pse pjesa më e madhe e banorëve të komunës Stëblevë janë larguar prej vitesh në emigracion, ata kthehen në verë ku qendrojnë prej disa muajsh dhe përqendrojnë vëmendjen në zhvillimin e bujqësisë.
Qumështi i blegtorëve stëblevas, produktet si djathi, gjiza e mishi, mbeten burimet e të ardhurave të pjesës më të madhe të banorëve. Stëbleva, ndodhet rreth 45 kilometra nga qyteti i Librazhdit dhe përbëhet nga shtatë fshatra. Me një popullsi autoktone dikur nga zonat më të populluara të trevës verilindore të vendit, kjo zonë vazhdon të ruajë traditat, një ndër të cilat mikpritja.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)