E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija godet kejin, vdesin 3 veta

Një anije luksoze është përplasur për një kej në portin e pushimore së famshme Sharm el-Shaikh, në Egjipt. Fatkeqësia ka ndodhur të premten, në orën 5 të mëngjesit, derisa vendi ishte përfshirë nga një mot i ligë. Sipas policisë, kanë vdekur tre anëtarë të ekuipazhit.

"Fatkeqësisht, e konfirmojmë se tre anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur dhe tre udhëtarë dhe një tjetër anëtar i ekuipazhit janë dërguar në spital”, njoftoi kompania që e posedon anijen Costa Crociera.

Udhëtarët e tjerë u evakuuan me kohë, ndërkohë që është organizuar edhe kthimi nëpër shtetet e tyre.

Anija ndodhej në udhëtim 18-ditor nga Dubai për në Savona, në Itali.

Media egjiptiane njoftuan se erërat e mëdha që e kapluan vendin kishin shkaktuar edhe paralizimin e kryeqytetit egjiptian Kairo për shkak të motit të lig.

Ndërkohë, edhe porti mesdhetar Aleksandria u mbyll nga autoritetet egjiptiane, për shkak të erërave me shpejtësi 55 kilometra në orë dhe valëve deri në gjashtë metra të larta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›