Rishfaqet problemi i ishujve Falkland?

Një kompani britanike dëshiron të nxjerrë naftë në afërsi të ishujve Falkland, dhe krejt Amerika Latine proteston. Gati 30 vjet pas luftës së shkurtër mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës, duket se konflikti po rikthehet.
Qeveria argjentinase i ka bërë thirrje OKB që të ndërhyjë në konflikt, sepse në afërsi të ishujve Falkland Britania e Madhe ka kryer të hënën e kaluar shpime në kërkim të naftës. Ky hap i Britanisë së Madhe është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, thuhet në Argjentinë, e cila kërkon negociata të reja për statusin e ishujve "Malvina" siç i quajnë ato argjentinasit.
Prill 1982
Ishte luftë në ishujt Falkland. Qeveria ushtarake e Argjentinës pushtoi ishujt, ndërkaq kryeministrja britanike, Margareth Thatcher, dërgoi forcat detare në Atlantikun Jugor. Pas dhjetë javësh argjentinasit kapitulluan. Por, sot konflikti mund të shpërthejë sërish, frikësohet veterani Pablo Vertin.
"Ne e dinim se kjo një ditë do të ndodhte. E shohim se si sillen ata... atyre iu intereson pak ajo që e paralajmërojnë si parim të demokracisë. Jo, ne jemi thellë të bindur se ky është fillimi i diçkaje shumë më të keqe", shprehet ai.
Shkak i zënkave aktuale janë bërë shpimet afër bregdetit të ishujve në kërkim të naftës, nga ana e një kompanie britanike. Në zonën prej 200 milash ekspertët supozojnë se mund të ketë deri në 60 miliardë fuçi nafte – që e bën zonën një prej rezervave më të mëdha në botë. Ndërkohë, ishujt Falkland që nga shekulli i 19 i takojnë Britanisë së Madhe, andaj sa i përket të drejtës së shfrytëzimit të ujërave detare duket se gjithçka është në rregull.
Nafta rindez sherret e vjetra
Megjithatë, Argjentina nuk ka hequr dorë kurrë nga pretendimet se ishujt “Malvina” i takojnë asaj. Presidentja argjentinase, Christina de Kirchner, thotë se "në kushtetutën e reformuar në vitin 1994 është përcaktuar detyrimi për të gjitha qeveritë që të angazhohen për të drejtën e pamohueshme dhe të domosdoshme të sovranitetit tonë ndaj ishujve Malvina".
Në vitin 2007 Buenos Aires paralajmëroi një marrëveshje me britanikët, në bazë të së cilës të gjitha rezervat e gazit dhe të naftës në rajon do të hulumtoheshin bashkërisht. Kur javën e fundit kompania britanike e vendosi platformën e saj të naftës në det, presidentja Kirchner lëshoi një dekret, në bazë të të cilit të gjitha anijet mund të qarkullonin nga ishujt për në tokë vetëm me lejen e autoriteteve argjentinase. Megjithatë, kjo sipas saj nuk do të thoshte një bllokadë.
"Argjentina nuk do të ndërmarrë asnjë masë që nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe atë kombëtare. Ne do t'i respektojmë ato të drejta pa kufizim, sepse besojmë që e vetmja gjë që njeriu nuk mund të bëjë me një kanibal është që ta gëlltisë atë".
Sipas Kichner, këtu nuk bëhet fjalë për kërkim të naftës, por për vjedhje. Kjo, për shkak Qeveria britanike nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për akuzat. Argjentina ndërkaq kërkon ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare. Në samitin në fillim të javës në Cancun të Meksikos, presidentët e Amerikës Latine dhe të Karaibeve përkrahën qëndrimin e Argjentinës. Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, madje edhe kërcënoi.
"Anglezët po i kërcënojnë sërish argjentinasit, por gjërat kanë ndryshuar. Zonja mbretëreshë, ne nuk jetojmë më në vitin 1982. Të jeni e sigurt se, në rast të një sulmi, Argjentina, vendlindja argjentinase nuk do të jetë e vetme si atëherë”, theksoi Chavez. (DW)