Kube rishfaqet ne publik Fidel Castro

Fidel Kastro ka cuditur sërish të gjithë ata që e mendonin të pamundur për të qenë sërish aktiv në jetën publike. Në ceremoninë e parë zyrtare që pas daljes në pension në vitin 2006, 86 vjeçari ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në Havan që i kushtohej bashkëshortes së ndjerë të vëllait të tij Raul. Ceremonia është pasqyruar me foto nga mediat zyrtare. Kastro ka folur e studentë dhe mësues për ndryshimin klimaterik, armët e shkatërrimit në masë, krizën globale si dhe çmimin e lartë të naftës. Ai gjithashtu ka dëgjuar dhe një këngë në nder të ish presidentit venezuelian Hugo Cavez.