E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja Angelina Jolie merr pjese ne Samitin e G8

Ndërmjet ekove të luftës që vijnë nga Korea e Veriut dhe konflikti në Siri, në samitin e ministrave të jashtëm të G8-ës në Londër është folur dhe për dramën e dhunës seksuale. Në rolin e një ambasadoreje të veçantë, Angelina Zholi, si e dërguara speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, ajo ka folur për gratë që shpesh përdoren si armë lufte dhe janë objekt i dhunës seksuale. Ajo tregoi se kishte folur me shumë viktima përdhunimi nga Bosnja e deri në Republikën Demokratike të Kongos, që thonin se drama e tyre nuk i interesonte askujt. Nga samiti i G8-ës është bërë dhe hapi i parë me vendimin për të zhbllokuar fonde për më shumë 27 milionë euro kundër dhunës seksuale. Një dramë kjo e përditshme në zonat e luftës, si Republika demokratike e Kongos, ku mesatarisht çdo orë 48 gra janë viktima të dhunës seksuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›