Polemika te reja per burgun e Guantanamos

Zhdukja e dokumenteve të palës mbrojtëse të të burgosurve nga kompjuterët e Pentagonit ka kthyer dhe njëherë vëmendjen tek burgu u i Guantanamos. Avokatë të ndryshëm janë lajmëruar për shtyrjen e seancave gjyqësore paraprake me arsyetimin se e-mailet që ata kanë shkëmbyer me klientët e tyre janë spiunuar. Prej dy muajsh në burgun e Guantanamos ka nisur një grevë urie, ku janë bashkuar një pjesë e madhe e 130 të burgosurve. Disa prej tyre janë detyruar të ushqehen me forcë, një fakt ky që është dënuar dhe nga Kryqi i Kuq. Presidenti i komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq shprehet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama është ende i vendosur për të mbyllur atë burg. Kreu i shtëpisë së bardhë kishte deklaruar se do ta bënte një gjë të tillë që në vitin 2009. mbetet ende një objektiv, por pa një datë fikse.