E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sulmohet zyra e sekretarit të shtetit për drejtësinë

ATHINË- Disa persona të panjohur i vunë zjarrin sot në mbrëmje zyrës së sekretarit grek të Shtetit për Drejtësinë që ndodhet në qendër të Athinës, duke shkaktuar dëme materiale, njoftojnë burime policore.
Sulmuesit spërkatën me benzinë derën e zyrës së Apostolos Katsifaras, që ndodhet në katin e parë të një ndërtese përpara se t'i vinin zjarrin, shtoi i njëjti burim.
Policia fajësoi për këtë akt lëvizjen anarkiste lokale, e njohur për këto lloj veprimesh.

I fundit i tyre ndodhi të martën në zyrën e një deputeti të partisë socialiste në pushtet në Athinë. Tre atentate të tjera të ngjashme brenda 15 ditëve kanë dëmtuar më parë banesat ose zyrat e deputetëve të shumicës, që erdhi në pushtet gjatë zgjedhjeve të katër tetorit.
Këto operacione kundër personaliteteve, institucioneve publike ose bankave janë shtuar në Greqi pas vdekjes, më 6 dhjetor të vitit 2008 në Athinë, të një adoleshenti të vrarë nga një polic.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›