Strasburg, PE të nisin negociatat me Maqedoninë
STRASBURG- Nëpërmjet miratimit të Strategjisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, që u miratua nga PE rekomandohet që Këshilli i ministrave të BE-së më 7 dhjetor të rekomandojë fillimin e negociatave paraaderuese me Maqedoninë.
Në rezolutën, që me shumicë u miratua nga deputetët evropianë, fillimi i negociatave nuk kushtëzohet me zgjidhjen e çështjes së emrit, por inkurajohen që Maqedonia dhe Greqia t’i përforcojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për emrin.
Rezoluta e përgatitur nga deputeti italian Gabriele Albertini, në debatin e mbrëmshëm në PE shkaktoi replika të ashpra për përdorimin e emrit të Maqedonisë.
Deputeti grek Nikollas Salavrakos kërkoi nga kolegët që të mos e përdorin emrin Maqedoni, por shkurtesën FYROM, çka u kundërshtua nga evrodeputeti gjerman Bernd Poselt, i cili tha se “Maqedonia është Maqedoni dhe Maqedoni do të mbetet”.
Në kuadër të debatit në Parlamentin Evropian të mërkurën mbajtën fjalime shefi i diplomacisë suedeze, dhe njëherazi kryesues me BE-në Karl Bilt dhe evrokomisari për zgjerim Oli Ren, të cilët shfaqën shpresën se BE-ja më shtatë dhjetor do të mund ta miratojë rekomandimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë.
“Kam përshtypjen se Qeveria në Shkup në mënyrë të drejtë ka kuptuar rekomandimin tonë, si inkurajim që përfundimisht të zgjidhet kontesti rreth emrit me Greqinë. Ka kontekst të ri, debat të ri dhe dritare të re të mbushur me mundësi për të cilat besoj se Shkupi dhe Athina do t’i shfrytëzojnë”, deklaroi Rehn.
(makfax/BalkanWeb)