E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufijtë me Greqinë: Kushtetuesja merr në gjykim marrëveshjen

TIRANE- Pikërisht më 8 dhjetor ora 10. 00 Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin në seancën plenare të “Marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë e Greqisë për kufijtë detarë”.
Me këtë vendim pezullohet dhe procedura e ratifikimit të marëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e një vendimi nga kjo gjykatë.

Gjykata Kushtetuese mori sot në shqyrtim paraprak kërkesën me objekt: Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Kërkesa ishte paraqitur në këtë gjykatë jo vetëm nga Partia Socialiste e Shqipërisë por edhe nga Partia Social- Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia “Ligj dhe Drejtësi” si dhe partia G99 por “Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese cmon se bazuar në nenin 31 të ligjit nr 8577 dt. 10.02. 2000 “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, eksziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtimin gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë“- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga kjo Gjykatë.

Në përfundim të shqyrtimit me shumicë votash mbledhja e gjyqtarëve vendosi “Kalimin e cështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues PSSH dhe rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera. Pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.”

Skandali i marrëveshjes së kufijve detarë u denoncua nga Gazeta Shqiptare që ditën kur dy ministrat e jashtëm të dy vendeve firmosën marrëveshjen. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›