Kuçi: BE-SHBA presion Serbisë, nëse do statusin
PRISHTINE- Kosova kërkon më tepër presion nga SHBA dhe Bashkimi Europian ndaj Serbisë. Këtë qëndrim e bëri të ditur dje zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i cili argumentoi se ky presion duhet të bëhet për të mirë të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani. "Republika e Kosovës i ka kryer të gjitha detyrimet e saj që i ka marrë në procesin e dialogut. Në këtë drejtim kemi filluar dhe kemi marrë gatishmëri për zbatimin pikë për pikë të gjithë asaj që kemi dhënë. Garancia mendoj se mbetet në duart e BE-së dhe SHBA-ve që të shohin mënyrën se si i zbaton Serbia marrëveshjet ku ata kanë hyrë garantë", u shpreh Kuçi, në konferencën e djeshme për shtyp mbajtur pas mbledhjes së qeverisë.
Ai bëri të ditur se dialogu është rruga më e mirë edhe në situata që duket sikur nuk kanë zgjidhje, por i mbetet BE-së dhe SHBA-së që të shohë se si Serbia zbaton marrëveshjet me këto dy vende në rrugën e saj drejt integrimit në vendet e Europës. "Edhe në situata që duket sikur nuk kanë zgjidhje jemi të mendimit se dialogu është rruga më e mirë. Por kësaj radhe mendoj që topi është në duart e BE-së dhe SHBA-së që ta rrisin presionin mbi Serbinë dhe eventualisht zbatimi apo moszbatimi i marrëveshjeve të matet me rrugëtimin e tyre në BE dhe integrimet tjera", theksoi më tej ai. Kuçi vuri në dukje se Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të jetë e njëanshme në kuptimin e marrjes së vendimeve pa konsultim me faktorin ndërkombëtar, por njëkohësisht nuk do të jetë një faktor, i cili do të jetë pengesë për zhvillimin e dialogut. Dialogu Kosovë-Serbi për çështje teknike është ndërprerë tashmë, pasi pala serbe ka kërkuar, që në kuadër të këtij dialogu, të diskutohet lidhur me pikat kufitare 1 dhe 31 në veri. Kjo është hedhur poshtë kategorikisht nga Kosova.
(m.a/GSH/BalkanWeb)