E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për sa miq kemi nevojë?

Sa miq keni në Facebook? Keni disa mijëra?
Atëherë duhet të ketë ndonjë gabim ose problem.
Gjenet tanë përmbajnë udhëzime shumë të qarta:
Nuk është e mundur të kesh më shumë se 150 miq.

Kjo është teza e mrojtur nga Robin Dunbar, profesor, antropolog dhe psikolog evolucionist. Në vitet ´90 ai ka demonstruar si, në çfarëdo konteksti dhe periudhe historike, qëniet njerëzore nuk arrijnë të mbajnë marrëdhënie me më shumë se 150 individë. Përtej këtij limiti nuk mundet të mbahet mend të gjithë anëtarëte grupit dhe raportet padyshim shpërbëhen.

Përveç kësaj sipas profesorit të Universitetit të Oxford-it, fillimi i një lidhje të re dashurie, sjell si pasojë humbjen e një miku dhe të një familjari.
”Kur niset një histori dashurie humbet të paktën një mik dhe një familjar. Vetëm se familjari me kohën të fal ndërsa miku jo. Cështja nuk është tek partneri i ri, por tek fakti që ka më pak kohë në dispozicion për tia dedikuar mikut ose të afërmit” thotë profesori.

Është e gjitha pra një çështje “ekonomie mendore”, kemi në dispozicion një sasi të dhënë “dashurie” dhe nëse dashurohemi me një person, koha, ndjenja dhe përkujdesja që do ti adresojmë karshi të dashurit do të hiqen nga totali që kemi për miqtë dhe familja.
Pra nuk është faji i vullnetit tonë por e trurit, kur na thonë: “qëkur je dashuruar nuk ma var më”.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›