Kuçi: Ende po diskutojmë për planin

Në Bruksel, po vazhdojnë takimet në mes të ekipeve të Kosovës dhe Serbisë, për implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në praninë e përfaqësuesit special të BE-së, Fernando Gentilini ekipet po diskutojnë për afatizimin e përmbushjes së 15 pikave të pajtuara në marrëveshje dhe prioritetet e punës në terren.
Zëvendëskryeministri i Kosovës , Hajredin Kuçi, njëherësh kryesuesi i ekipit të Kosovës nuk ka dashur të komentojë nëse sot do të arrihet apo jo, nënshkrimi i planit të implementimit.
“Jemi në takime ende dhe po diskutojmë”, ka thënë Kuçi për Indeksonline.
Ndryshe, planin e zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë do ta nënshkruajnë dy kryeministrat Thaçi e Daçiq së bashku me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa nënshkrimin në këto dy dokumente do e vejë edhe ndërmjetësja e dialogut , baronesha Catherine Ashton./Indeksonline/