E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: KFOR dhe EULEX të bëjnë më shumë

Dy misionet ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX, duhet të bëjnë më shumë për të përmbushur misionin e tyre për të garantuar siguri në gjithë territorin e Kosovës, vlerësojnë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të partive politike. 

Sipas portalit Telegrafi, zv. kryeministri kosovar Hajredin Kuçi ka thënë se gjendja është e rëndë në veri, prandaj KFOR dhe EULEX duhet ‘të ndezin më shumë motorë’. 

Por Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, vlerëson se kur qeveria nuk angazhohet, është normale që edhe KFOR-i dhe EULEX-i të mbajnë një qëndrim neutral. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›