E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Kandidat serioz

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi mund të jetë kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i cili njëherësh është edhe nënkryetar i kësaj partie nuk e ka mohuar mundësinë e konkurrimit të Krasniqit për këtë pozitë.

Për Indeksonline Kuçi ka thënë se nuk e di nëse Krasniqi do të jetë kandidat por se sipas tij gara është e hapur.

“Gara është e hapur dhe ai është serioz” ka thënë Kuçi.

Ky lajm nuk është publikuar ende zyrtarisht nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›