E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Iu kam thënë, jam i pastër

Pasi EULEX-i ka hedhur poshtë kallzimin penal të Agjensionit Kundër Korrupsionit ka reaguar Behgjet Pacolli, duke shkruar në rrjetet sociale dhe duke akuzuar Agjensionin Kundër Korrupsion për ndërhyrje politike.

“Siç e kam thënë edhe atëherë ai kallzim penal ishte bërë për shkak të njëanshmërisë, mos profesionalizmit, dhe ishte shumë tendencioz në qëllimet e veta”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, kjo ishte bërë në kohën kur ai po punonte për vendin. “Madje ishte bërë pikërisht në kohën kur unë në Nju Jork ishte i angazhuar shumë në aktivitete për shtimin e njohjeve të reja, dhe afirmimin e fuqizimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, vazhdon postimi i tij.

Ai ka shfaqur mosbesimin dhe kritikat për AKK-në.

“Besoj se nga ky rast do të nxjerrin përfundime pozitive të gjitha institucionet vendore, përfshi edhe Agjencionin, me qëllim që të lirohen nga kthetrat e interesave të ndryshme individuale dhe grupore.
Behgjet Pacolli”, shkruan ai.

Postimin, ai pohon se e ka shkruar nga Ruanda ku po qëndron aktualisht.
Misioni i EULEX-it kishte hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›