Kuçi: Njohja e Kosovës, kusht për protokollin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk do të pajtohet kurre me nënshkrimin e marrëveshjes mbi protokollin policor me Serbinë.
Kuçi ka theksuar se protokolli në fjalë mund të pranohet vetëm nëse Kosova do të jetë palë e tij me subjektivitet të qartë shtetëror.
"Për ne nuk është e rëndësishme përmbajtja e marrëveshjes sa është i rëndësishëm aspekti juridik i saj", ka shpjeguar Kuçi, gjatë takimit me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon.
Numri dy i qeverisë së Kosovës ka hedhur poshtë zërat se Prishtina zyrtare po harton një variant të vetin, të cilin do t'ia paraqesë më pas misionit EULEX.