Kuçi dhe Cliff biseduan për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot bisedoi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff.
Si thuhet në njoftimin nga ky takim, ata dy biseduan rreth dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ku zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar gjatë këtij dialogu.
U bisedua edhe për planin e implementimit të marrëveshjes dhe për modalitetet që çojnë në implementim sa më të shpejtë të saj.
Ambasadori Cliff, duke vlerësuar marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, shprehu bindjen e tij për implementim të kësaj marrëveshje, ndërsa ofroi mbështetjen e mëtutjeshme për Qeverinë e Kosovës./Indeksonline/