E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen emrat për marrjen e çmimeve tradicionale në Malishevë

Asambleja Komunale në Malishevë ka miratuar me shumicë të votave, propozimet e Këshillit Organizativ për shënimin 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve. Këshilli Organizativ për nder të shënimit të këtyre festave është përcaktuar për emrat që këtë vit do t’iu jepen çmimet tradicionale për Trimëri dhe Heroizëm “Imer Krasniqi”, për kontribut në shkollën shqipe “Hamdi Berisha” dhe për kontribut në shëndetësi “Shpëtim Robaj”.

Në emër të Këshillit Organizativ (KO), para këshilltarëve AK-së, propozimet i ka paraqitur kryetari i Komunës,Isni Kilaj.

Çmimi për Trimëri dhe Heroizëm “Imer Krasniqi”, do t’i ndahet Ismail Paçarizit nga fshati Lumnishtë dhe Besim Gegajt nga fshati Lladroc, Për kontribut në shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, Dalip Hotit nga Carralluka dhe Daut Krasniqit nga Tërpeza, ndërsa për kontribut në shëndetësi “Shpëtim Robaj”, çmimi do t’i ndahet dr. Ramiz Bytyçit nga Kërvasaria dhe Hasan Hotit nga Carralluka, transmeton PrizrenPress

Këta emra janë votuar me shumicë të votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës (PDK, AAK dhe AKR), ndërsa në votim nuk kanë marrë pjesë këshilltarët komunal nga radhët LDK-së dhe LDD-së./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›