E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU per censusin Amendamentet garant per etnine

Kreu i Partise per Drejtesi Integrim e Unitet  Shpetim Idrizi  deklaron se amendamentet qe kjo parti ka paraqitur per regjistrimin e popullsise do te jene  garant per te treguar se  nuk do te abuzohet me ceshtjen e etnise dhe fese. Sipas Idrizit te dhenat qe do te reflektohen ne fomularin e censusit do te ballafaqohen me ato te gjendjes civile.  

"PDIU si forca e parë që prej me shumë se dy vjetesh është shprehur kundër, sot deklaron publikisht se do të bëhet garante e amendamenteve të saj të kaluara në Kuvend. Këto amendamente, janë i vetmi mjet që të gjithë kemi në dorë për të ndaluar abuzimin me regjistrimin e popullsisë. Në bazë të tyre, për çdokënd që do të deklarojë kombësi të rremë, INSTAT është i detyruar ta korrektojë vetëdeklarimin e lirë, me të dhënat zyrtare që gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile", deklaroi Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›