E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Beogradi nuk mund të vendosë për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaratat e Beogradit për dy vula në doganat e Kosovës, i ka cilësuar nxitëse. Kuçi ka thënë se Prishtina është e koordinuar me Brukselin ndërkohë që sipas tij, Beogradi nuk mund të vendosë për Kosovën.
Kuçi nuk ka dashur të flas për deklaratat që vijnë nga Beogradi, se në bisedimet në Bruksel do të kërkohet që në kufijtë verior të Kosovës të përdoren dy vula doganore.
 

Numri dy i qeverisë, në këtë rast ka ironizuar me deklaratat e zyrtarëve serbë duke thënë se ata nuk mund të vendosin për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, po ashtu ka deklaruar se marrëdhëniet e institucioneve të Kosovës janë shumë të mira me EULEX-in. Ai tha se qeveria kosovare ka vullnetin të bashkëpunoj me mekanizmat ndërkombëtar e në këtë rast edhe me EULEX-in dhe sipas tij, asnjëherë nuk është vënë në dilemë ky bashkëpunim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›