E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeliç: Bisedimet Beograd-Prishtinë, më 2 shtator

Zv/kryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliç ka deklaruar se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës, do të mbahet më 2 shtator në Bruksel.
Ai u tha gazetarëve në Beograd, se Serbia do japë maksimumin për arritjen e kompromisit lidhur me vulat doganore, por nuk do t`i kaloj vijat e kuqe.
Gjeliç theksoi se gjetja e zgjidhjes për vulat doganore dhe për pjesërmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në forumet rajonale, janë kusht që Serbia të fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›