Kuçi: Deklarata e Marnhac, e pamatur

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ka cilësuar si të pamatur deklaratën e shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac se kthimi i ligjit dhe gjyqtarëve në veri të Kosovës duhet të bëhet në sajë të një marrëveshjeje politike me autoritetet serbe.
Në një intervistë për mediat kosovare Kuçi ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk bëjnë asnjë kompromis dhe asnjë marrëveshje me askënd për zbatimin e ligjeve të Kosovës.
Ai ka deklaruar se është duke bërë presion të vazhdueshëm për vendosjen e gjyqtarëve vendor në gjykatën në veri të vendit.