Korçë, gjendet i mbytur në kanal një 68-vjeçar
Një 68-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur që prej 3 javësh në Korçë është gjetur i mbytur në një kanal.
68-vjeçari Andrea Mustaka është gjetur i mbytur në një kanal në Bulgarec.
Familjarët e 68-vjeçarit kishin denoncuar në polici për zhdukjen e tij ndërkohë që pas kërkimeve të shumta vetëm ditën e sotme policia bëri të mundur gjetjen e trupit të pajetë të tij.