E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Dialogu pas konsolidimit te shtetit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka deklaruar se bisedimet me Serbinë do të nisin pas konsolidimit të institucioneve.

Në një deklaratë për “DW”, Kuci është shprehur se Kosova ka pranuar të hyjë në bisedime për cështjet teknike, gjithmonë duke mos harruar se cili ka qenë agresori dhe viktima gjatë luftës.

“Teoritë e ndryshme konspirative, që unë nuk i pëlqej, mund të thonë se raporti i Dick Marty ka pasur për qëllim ndoshta jo shumë dëmtimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, sesa relativizimin e palëve në to dhe që të thuhet se proporcioni i fuqisë ka qenë i ndryshëm, por proporcioni i veprimeve inkriminuese ka qenë po ashtu në përputhje me proporcionin e fuqisë. Kjo nuk është e vërtetë”, ka pohuar Kuci.

“Sidoqoftë, fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi duhet të presë në radhë të parë krijimin e institucionve të Kosovës dhe hartimin e një platforme, me të cilën Prishtina zyrtare do të hyjë në bisedime”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›