E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Transporti publik sot në grevë katërorëshe

ATHINE-Metroja, autobusat dhe hekurudha elektrike në Greqi sot, prej orës 12:00 deri në orën 16:00 nuk do të punojnë, njoftuan mediat greke.
Protesta katërorëshe do ta zëvendësojë grevën 24-orëshe paraprakisht të planifikuar. Transporti urban i llojeve të tjera do të qarkullojnë sipas orarit ditor.
Të punësuarit në këtë sektor vendosën ta anulojnë grevën 24-orëshe për shkak të presionit të Ministrisë së Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjeteve Komunikuese.
Ministria drejtorive të kompanive shtetërore për transport publik i urdhëroi të drejtohen deri te organet gjyqësore me kërkesë që aktivitetet grevuese të shpallen si joligjore. Presioni dha rezultate, duke i detyruar sindikatat e të punësuarve në metro dhe hekurudhën elektrike ta shkurtojnë protestën në vetëm 4 orë.
Të punësuarit në transportin piublik dy javë protestuan kundër masave të qeverisë për kursim, që parashikojnë ulje të pagave dhe riorganizimin e transportit në kryeqytetin grek.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›