Shtetësi për të gjithëhungarezët në shtetin amë
BEOGRAD– Ambasada e Hungarisë në Beograd që nga dita e sotme do të pranojë kërkesat për shtetësi hungareze, për të gjithë ata që dinë hungarisht, që dikur e kanë pasur nënshtetësinë e këtij vendi dhe kanë pasur ndonjë nga paraardhësit me shtetësi hungareze, raporton FoNet, duke u mbështetur në burimet e kësaj ambasade.
Kërkesat mund të dorëzohen në përfaqësitë diplomatike në Beograd dhe në Suboticë, përkatësisht në Hungari në zyrat për nënshtetësi, apo në zyrat për shpërngulje dhe shtetësi.
Hungaria që rreth 80 mijë qytetarë nga Serbia të kërkojnë shtetësinë e saj, bazë të ligjit, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2011.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, interesim më të madh për marrjen e shtetësisë hungareze deri tani kanë treguar pjesëtarët e pakicës hungareze në Rumani dhe Serbi, përkatësisht në krahinat Transilvani dhe Vojvodinë.
Hungarezët nga Sllovakia janë në fazën e pritjes, sepse në këtë vend edhe më tutje është ligji, i cili u bën të pamundshme qytetarëve me dyshtetësi të punojnë në disa vende të ndjeshme të shërbimeve shtetërore.
Në vendet fqinje me Hungarinë jetojnë rreth 3 milionë hungarezë, ndërsa në Budapest presin që një e treta e tyre të kërkojë shtetësinë e shtetit amë.
(e.n/koha/BalkanWeb)