Mal i Zi Lukshic Reforma radikale

Kryeministri i ri malazez, Igor Lukshic ka deklaruar se prioritet i qeverisë së tij do të jetë përmbushja e detyrimeve të parashtruara nga Komisioni Evropian.
Në një deklaratë për mediat, Lukshic është shprehur se prioritetet e tij janë anëtarësimi në NATO dhe në BE, si dhe prosperiteti ekonomik.
“Për qeverinë time nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa përmbushja e detyrimeve të KE, të cilat duhet të realizohen me qëllim marrjen e dritës jeshile për nisjen e negociatave me Unionin”, ka pohuar kryeministri 34-vjecar.
Sipas mediave lokale, kushtet kryesore të vendosura nga KE për hapjen e bisedimeve janë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, depolitizimi i gjyqësorit dhe administratës, si dhe liria e mediave.