E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Jeremic: Detyre, të ndalim njohjet e Kosovës

BEOGRAD-Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, ka thënë se qëndrimi i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Sipas tij, në këtë kuadër para politikës së jashtme serbe ka dy detyra. E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, tha ai.
Detyra e dytë e diplomacisë serbe, sipas Jeremiçit, është që të ruhet “klima e shëndoshë ndërkombëtare” për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Jeremiç i bëri këto komente në konferencën vjetore me ambasadorët e Serbisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›