Shkarkohet presidenti i Paraguait

Senati paraguaian ka shkarkuar presidentin Fernando Lugo, duke mbështetur procesin e mosbesimit kundër tij me 39 vota në favor, 4 kundër dhe 2 abstenime.
Menjëherë pas shkarkimit në sheshin qendror të ushtrisë, në kryeqytetin Asuncion, ku që nga mëngjesi ishin mbledhur mijëra mbështetës të Kreut të Shtetit nga i gjithë vendi, shumica bujq, shpërthyen incidente mes tyre dhe policisë.
Të dyja dhomat e Kongresit kishin votuar të enjten për të filluar procedurat e heqjes së Lugos mbi trajtimin e tij të përleshjeve midis fermerëve dhe policisë javën e kaluar, në të cilin të paktën 17 njerëz vdiqën.
Lugo krahasoi këtë veprim me një grusht shteti nga ana e parlamentit të kontrolluar nga shumica e krahut të majtë, por tha se ai do të pranonte vendimin.
Në një kohë të shkurtër në vendin e zbrazët pritet të betohet zëvendëspresidenti, Federico Franko.