Westerwelle i "alarmuar" nga rrëzimi i aeroplanit turk

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka reaguar ndaj rrëzimit të aeroplanit ushtarak turk nga ana e Sirisë.
“Unë jam i alarmuar nga indikacionet se një aeroplan turk ushtarak turk mund të jetë qëlluar nga forcat siriane. Unë kërkoj që ky incident të hetohet plotësisht dhe mirëpres reagimin e përgjegjshëm të Turqisë”, tha Westerwelle.
Presidenti Abdullah Gyl tha më herët se nuk është e mundur që Turqia ta injorojë faktin se Siria e ka rrëzuar një aeroplan luftarak turk.
Gyl, duke folur pasi që Siria zyrtarisht konfirmoi se ajo e kishte qëlluar një aeroplan turk të premten, ka thënë se çdo gjë që ka nevojë të bëhet pas incidentit “do të bëhet.”
“Gjithçka duhet të ndriçohet në mënyrë të qartë. Nuk ka dyshim se nuk është e mundur që të mbulohet një gjë e tillë. Çfarëdo që është e nevojshme pa dyshim se do të bëhet”, ka thënë Abdullah Gyl.