E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet qendra tregtare me mortaje

Qendra tregtare "Viva Fresh" ne Ferizaj eshte sulmuar me mortaje dore. Ky eshte sulmi i dyte ne me pak se gjysme viti. Predha e hedhur nga distanca rreth 70 metra ka goditur nje shtylle prej betoni, dhe jo hapesiren prej xhami, nga predha do te mund te futej plotesisht brenda qendres dhe te shkaktonte deme shume me te medha materiale. Sulmi, i cili ka kaluar vetem me pasoja te vogla materiale, ka ndodhur naten mes te premtes dhe te shtunes, rreth ores 01:05, ka saktesuar policia . Edhe para pese muajsh, kjo qender tregtare qe ndodhet jo larg stacionit te policise, ishte sulmuar me nje granate dore, por pa pasur deme materiale. Ishte vetem nje krater i vogel ne trotuar qe deshmonte se dikush ka dashur te dergoje "pershendetje" kercenuese. Kesaj radhe ishte ndryshe. "Ne vendngjarje ka dale edhe Njesiti per Mbrojtje nga Eksplozivi i policise se Kosoves, ku eshte gjetur nje mortaje dore e tipit RBR 64 milimetra, prodhim jugosllav", sqaroi toger Agim Gashi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›