"Plani, "bosnjizim" i Kosoves"
Plani gjashtepikesh i Organizates se Kombeve te Bashkuara, nese zbatohet, rrezikon me 'bosnjizimin' dhe ndarjen e Kosoves. Keshtu eshte shprehur dje nga Prishtina, analisti Janush Bugajski, i cili vlereson se dyfishimi i autoriteteve ne Kosove mund ta rrezikoje teresine territoriale te saj. Ai tha se plani gjashtepikesh i Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, per Kosoven, mund te perfundoje me 'bosnjizimin' e Kosoves, qe caku i fundit mund te jete ndarja e saj. Keto komente, Bugajski i ka bere gjate nje konference te organizuar ne Prishtine nga partia opozitare, Aleanca Kosova e Re. Analisti tha se plani gjashtepikesh, pashmangshem mund te coje drejt ndarjes se veriut te Kosoves dhe mbeshteti qendrimin e Prishtines zyrtare ne kundershtimin e ketij plani. "Dyfishimi i autoriteteve nderkombetare te UNMIK-ut dhe EULEX-it ne Kosove, sipas te cilit, serbet ne veri do te kishin nen kontroll policine, gjykatat, doganat e ceshtje te tjera, perfundon ne nje bosnjizim te Kosoves", theksoi Bugajski. Sipas tij, nje skenar si plani gjashtepikesh eshte shqetesues dhe vjen ne kohen kur bashkesia nderkombetare po perpiqet ta shmange ndarjen e Bosnjes, kurse ne anen tjeter, provon ta krijoje edhe nje problem te ngjashem ne Kosove. "Mendoj se eshte e mundshme qe me kete plan te krijohet situata me autoritete te dyfishta, ne te cilin Serbia inkurajon minoritetin serb, drejt ndarjes apo krijimit te dy entiteteve ne Kosove", u shpreh analisti. Duke e kundershtuar kete plan, nenvizoi ai, Kosova me ne fund do te deshmoje se eshte subjekt i pavarur dhe jo vetem objekt i politikave nderkombetare ndaj saj. Bugajski u ka sugjeruar kosovareve qe te shtrijne nje ndikim me te madh tek administrata e re amerikane e presidentit Barak Obama, ne menyre qe te kuptohet seriozisht rreziku qe i kanoset teresise se Kosoves nga plani gjashtepikesh i Ban Ki-Munit, i pranuar edhe nga Beogradi si dhe nje pjese e madhe e Bashkimit Evropian. I gjithe debati rreth planit gjashtepikesh ishte fokusuar kryesisht ne rreziqet qe paraqet per Kosoven ne rast te pranimit te tij. Diskutuesit thane se ky plan paraqet nje kthim prapa krahasuar me planin e Ahtisarit dhe procesin e koordinuar te shpalljes dhe njohjes se Kosoves se pavarur.