E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pije dhe femra pa limit pas titullit

I gjithë qyteti i Manchester ka qenë në festë për sukseset e dy skuadrave të futbollit këtë fundjavë, United në kampionat me titullin e 19 dhe City me fitoren në kupë në stadiumin Wembley.

Mbrojtësi Rio Ferdinand dhe sulmuesit Wayne Rooney dhe Michael Owen mbajtën rekordin te skuadra e tyre për vazhdimin e festës prej së shtunës deri në orët e para të së hënës. Ata kanë qenë protagonistë në disa lokale të njohura me pije dhe femra pa limit.

Rooney i ka kushtuar pak kohë edhe rrjeteve sociale duke postuar statusin: "Utd til I die. Everton til i die. Believe. Come together. The Beatles. Leg". Një thënie që konfirmon tifozerinë e tij për ekipin ku u rrit Evertonin, dhe skuadrën ku ndodhet, Manchester United.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›