E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Ligji i luftes javen tjeter ne Kuvend

Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuci ka deklaruar se ligji për vlerat e luftës do të procedohet në Kuvendin e Kosovës në fillim të javës së ardhshme.

“Shpresoj se pas procedimit, ligji do të miratohet në mënyrë që të fillojë jetësimi i tij sa më parë”, ka deklaruar Kuci, njëkohësisht zëvendëskryeministër.

Por, grevistët, edhe pasi kanë marrë vesh lajmin, kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin grevën derisa ligji të miratohet në Kuvend.

Madje, ish-luftëtarët e UCK-së kanë kërkuar sa më shpejt një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›