E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Nuk ka arsye për t’i kërkuar falje NATO-s

PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se nuk ka arsye që t’i kërkohet falje forcave paqeruajtëse të KFOR-it për shkak të dëshpërimit të tyre, kur Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte paraqitur e armatosur gjatë e kremtimit të Epopesë së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Numri dy i qeverisë së Kosovës saktësoi se në këtë rast nuk ka asnjë mosmarrëveshje apo betejë mes KFOR-it, FSK-së apo qeverisë.

Ai tha se pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla. Megjithatë, Kuçi tha se edhe më tutje do të respektohen heronjtë dhe e kaluara e popullit të Kosovës .

“Këtu nuk ka betejë mes KFOR-it, FSK-së apo qeverisë. Ajo çka dua të them se kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Por do të vazhdojmë t’i respektojmë heronjtë tanë dhe të kaluarën tonë .
(e.n/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›