E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu: Kriza greke rrezikon efektin “domino”

WASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e qeverisë për të dalë nga kriza. Pas takimit me kryeministrin grek, sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton vlerësoi përpjekjet e zotit Papandreu për të përmirësuar ekonominë e vendit të tij.

“Mes sfidave tona më të ëvshtria dhe të përbashkëta sot është edhe kriza ekonomike që ka lënë njerëzit të papunë, ka mbyllur bizneset dhe ka shteruar rezervat shtetërore si në SHBA dhe në Greqi. E do që këto janë ditë të ëvshtira për Greqinë por dua të falënderoj zotin Papandreu për rolin e tij udhëheqës në trajtimin e situatës me të cilën u përball pas ardhjes në pushtet” theksoi Kinton.

Sekretarja amerikane e shtetit tha se ShBA mbështet Greqinë dhe masat e forta ekonomike që po ndërmerr. Qeveria greke ka premtuar të shkurtojë deficitin buxhetor nga afro 13% të prodhimit të ëprgjithshëm që është më shumë se 4 herë se tavani i lejuar nga BE.
Papandreu thotë se qeveria greke ka ndërmarrë vendime shumë të vështira për të siguruar mbijetesën e ekonomisë.

“Jemi përpjekur të ndërmarrim masat e duhur që pastaj të ristrukturojmë ekonominë , ta bëjmë ekonominë të gjelbër që të tërheqë investimet, zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe shërbimeve , por dhe që shoqëria të bëhet më transparente dhe më e hapur. ” thekosi Papandreu.

Kryeministri grek thotë se SHBA dhe BE duhet të merren me spekulatorët e tregut financiar duke thënë se ata po bëjnë që kostoja e huave që merr vendi i tij të arrijë nivele të paqëndrueshme.
Klinton tha se Greqia nuk i ka kërkuar SHBA-ve asistencë financiare , por që të punojë me vendet e G20 për ndryshime të tjera në rregulloren e tregjeve financiare. Analistët thonë se borxhi kombëtar i Greqisë përbën rrezik dhe huadhënësit nga ana tjetër mund të aplikojnë përqindje më të larta interesi.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›