E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur, angazhim kryesor për 2012

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur do të jetë angazhimi kryesor i Qeverise së Kosovës në vitin 2012.

Këto komente Kuçi i ka bërë gjatë prezantimit të bilancit të arritjeve të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2011.

Kuçi ka theksuar se përkushtim i dytë do të jetë plotësimi i kërkesave që dalin nga raportet e Kosovës me BE, sidomos liberalizimi i vizave, marrëdhëniet tregtare dhe anëtarësimi në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në lidhje me çështjen e veriut të Kosovës zëvendëskryeministri është shprehur se në vitin 2012 presim që të ketë respektim të ligjit dhe të tërësisë territoriale të vendit.

“Sa i takon përkushtimit në veri ne presim që te kemi angazhime të shtuar në kordinim të plotë edhe me KFOR-in edhe EULEX-in. Presim që atje do të ketë respektim të tërësisë territoriale sovranitetit të plotë dhe funksionalizimi të institucioneve tona”, ka deklaruar Kuçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›