E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Përmbyllja e pjekurisë tregon pjekuri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë se përmbyllja e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, tregon pjekurinë e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se tashmë Kosovën e pret një fazë tjetër.
 

“Tani mund të operojmë lirshëm si shtet me shtetet e tjera. Vlerësimet e punës së përbashkët janë që tani të kalojmë në një fazë tjetër, e ky është ndryshimi juridik dhe politik që nga 17 shkurti 2008”, ka thënë Kuçi.
 

Ai ka thënë se fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë, do të ndikojë në imazhin e Kosovës, përballë botës.
 

“Pas shpalljes së pavarësisë tani po hiqet pjesë e mbikqyrjes ndërkombëtare. Kjo do të ndikojë pozitivisht në veprimet tona brenda Kosovës, mbi të gjitha në imazhin tonë përballë botës demokratike. Kosova po kalon edhe një test pjekurie”, ka thënë ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›