Protesta kunder presidentit Nieto

Protestat kundër presidentit të sapozgjedhur Enrike Pena Nieto kanë karakterizuar seancën e parë plenare të parlamentit të ri meksikan. I mundur me një numër të vogël votash në zgjedhjet presidenciale të korrikut, lideri I partisë së revolucionit demokratik, i zonës progresiste, Obrador, ka lëshuar një apel për mosbindje civile pas rrëzimit të apelit të tij nga gjykata elektorale e vendit. Ndërkohë që deputetët që mbështesin kreun e ri të shtetit janë kundërpërgjigjur duke thënë se në demokraci, partia që fiton zgjedhjet është ajo që përbën dhe mazhorancën dhe që cdo gjë ka mbështetjen e rezultateve të dala nga votimet, në mënyrë transparente dhe të hapur. Por e majta meksikane ka akuzuar mazhorancën për cinizëm dhe papërgjegjshmëri ligjore, dhe se gjykatësit duhen dënuar për këtë padrejtësi. Pena Nieto do të marrë zyrtarisht postine tij në 1 dhjetor, duke risjellë në pushtet partinë revolucionare institucionale, e cila ka udhëhequr Meksikën në periudhën 1929 – 2000. Ai do të gjejë një vend i cili është i dyti për nga ekonomia në Amerikën Latine por që është rrënuar nga lufta e brendshme e karteleve të drogës që në gjashtë vjet ka provokuar të paktën 50 mijë të vrarë.