Mitt Romney nen hetim

Pasi kanë përfunduar ditët festive të konventës në Tamp, fushata elektorale e kandidatit republikan për presidencën e Shteteve të bashkuara ët Amerikës mit Romni rrezikon që të trazohet nga një cështje gjyqësore. “Bein Kapital”, shoqëri private e cila është themeluar nga Romni, ka përfunduar në shënjestrën e prokurorit të përgjithshëm të Nju Jorkut i cili ka nisur hetimet për evasion fiscal dhe që përfshin me dhjetëra emra të njohur të financës amerikane, të cilët kanë marrë një urdhër për paraqitje para gjykatës. Lajmi është publikuar nga “Nju Jork Tajms”, në analizën e të cilit thuhet se kjo ngjarje do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek elektorati. Në mënyrë të veçantë hetimet janë fokusuar në një abuzim të mundshëm të disa normave fiskale, dhe sidomos për përfitimet e shoqërisë. Sipas prokurorit të përgjithshëm komisionet e paguara nga investuesit për drejtim apo konsulencë janë shënuar si investime. Në këtë mënyrë dhe taksa e paguar për to ka qenë më e ulët pra 15 për qind përkundrejt 35 për qindëshit të përcaktuar nga ligji. Romni ka dhënë dorëheqjen ga bein Kapital, edhe pse vazhdon të marrë të ardhura në formë investimesh, dhe sipas provave të mbledhura nga hetuesit, republikani ka vazhduar të investojë në disa nga fondet pjesë e kësaj strategjie fiskale. Stafi i kandidatit republikan ka hedhur poshtë akuzat. Por pavarësisht nëse këto akuza do të vërtetohen ose jo, këto do i shtohen akuzave të demokratëve për faktin se Romney ende nuk pranon të bëjë publike të ardhurat e tij.